image Forumi i Gruas në LDK kërkon nga qeveria siguri për punësim të grave dhe të rinjve

Forumi i Gruas në LDK kërkon nga qeveria siguri për punësim të grave dhe të rinjve

news image

Forumi i Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Hoti sigurim për punësim të grave dhe të rinjve.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me këtë forum, ka thënë se roli i gruas ka qenë vendimtar në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës.

“Forumi i Gruas i LDK-së shprehet në përkrahje të plotë të Qeverisë Hoti dhe të forcimit të rrugës evropiane dhe euroatlantike. Kërkojnë nga Qeveria dhe nga LDK masa dhe hapa të shpejtë në zhvillimin ekonomik, që siguron punësim për gratë dhe të rinjtë. Shprehet për përfaqësim meritor të gruas në institucionet qeveritare dhe institucionet e tjera të vendit. Përkrahin vendimet e organeve të LDK-së dhe kërkojnë që askush në LDK të mos veprojë në kundërshtim me to”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa ka thënë se ky takim është zhvilluar pas ftesës së Lirije Kajtazi./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2976687715730779?__xts__[0]=68.ARBHbEySIaAPbgTBcEUWqf90fjnRJFDRXjwkrB_z-eXIv5DistjFdxb4SGldZ2JXlB43Cg-pTqSOihpeI48yG5FXb_Hjve0UpA0a6_PhgIiFfG80092QMHcsx91WgGnoFxc9XnIAnMK3eIR7ElZNtjUfAq9xTowPu2QcGf0JKKoY25R0TGjOJF_MhA2bIvqf_sdN10wO7seehEz9jiiodz519-piZ0q5oJKUIfQAqe3I0p4BytTayXhK09ZI0TgSgPD3x3bXpfsMP2uhVTSENVFjtrkMJbIGpIqsEpxYEoUFb16ZreWAKTx9tW1kFBv271jj1UKwvNzHRyOHKkEFIyGKaQ&__tn__=-R