image Formacioni i Zvicrës për Evropian, Xhaka dhe Shaqiri liderët e përfaqësueses

Futboll

Formacioni i Zvicrës për Evropian, Xhaka dhe Shaqiri liderët e përfaqësueses

news image

Kombëtarja e cilësuar si shumëkombëshe, Zvicra po përjeton vështirësi të mëdha sepse lojtarët kryesor  të saj kanë probleme me klubet e tyre, raporton Sinjali Sport.

Xherdan Shaqiri ka luajtur shumë pak në sezonin e fundit në Liverpool, Granit Xhaka flirton mes të qenit njeri kryesor dhe kritikave të shumta te Arsenali dhe Ricardo Rodriguez që dikur konsiderohej një nga mbrojtësit i majtë të klasit botëror, tani është një ngrohës i stolit në Torino në ditët e sotme.

Fushata kualifikuese shkoi mirë por ekipi luajti një futboll jo shumë bindës kur arriti në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve në vitin 2019.

Sipas “Goal.com”, në Kampionatin Evropian, Zvicra mund të luajë me këtë formacion:

Zvicra: Sommer, Mbabu, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zuber, Freuler, Xhaka, Shaqiri, Embolo, Seferovic.

/Gazeta Sinjali Sporti/