image Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në ndeshjen me Andorrën

Futboll

Sport/ Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në ndeshjen me Andorrën

news image

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte kundër Andorrës takimin e parafundit për “Euro 2020”, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri Edoardo Reja i kushtëzuar nga dëmtimet dhe mungesat me shumë gjasa do t’i qëndrojë besnik modulit 3-5-2.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha. Në prapavijë Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Ndërsa, në mesfushë nga krahët Roshi e Memolla, në qendër Bare, Ramadani dhe Ndoj.

Në majën e sulmit pas mungesës së Sadikut dhe Cikalleshit do të luajnë Manaj dhe debutuesi Kamberi.

Ky të paktën është formacioni i mundshëm duke iu referuar edhe taktikave që ka përdorur Reja gjatë këtyre ditëve në stërvitje.

221