Milani do ta vizitojë skuadrën e Torinos sonte duke filluar nga ora 20:45.
“Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren në mënyrë që të vazhdojnë lidershipin në tabelë, shkruan Sinjali Sport.
Napoli humbi sot ndaj Fiorentinas, dhe “rosonerët” kanë shansin që të shkëputen së paku ndaj skuadrës së Spallettit.
Megjithatë, ata shkojnë në këtë lojë pa lojtarët Zlatan Ibrahimovic, Alessandro Florenzi, Ismael Bennacer, Ante Rebic, Alessio Romagnoli, Simon Kjaer dhe Samu Castillejo, të lënduar.
Prandaj, Olivier Giroud është i vetmi qendërsulmues në dispozicion, i mbështetur nga Rafael Leao, Brahim Diaz dhe Alexis Saelemaekers.
Torino: Berisha; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Ricci, Lukic, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti.
Milan: Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud.