image Formacionet zyrtare Serbi - Zvicër, Xhaka e Shaqiri synojnë të përsëritin atë çfarë e kishin bërë botërorin e kaluar

Futboll

Formacionet zyrtare Serbi – Zvicër, Xhaka e Shaqiri synojnë të përsëritin atë çfarë e kishin bërë botërorin e kaluar

news image

Zvicra dhe Serbia do ta zhvillojnë sonte duelin e fundit të fazës së grupeve të Botërorit të Katarit, në atë që mund të jetë përcaktuese për fatin e njërës ose tjetrës në kualifikimin e 1/8 të finales.

Dy kombëtaret shpresojnë që me një fitore potenciale, të gjejnë veten në mesin e 16 kombëtareve më të mira të kualifikuara për fazën eliminuese.

Në grupin G, prin Brazili me 6 pikë – të cilët tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje – që ndeshjen e fundit e luajnë ndaj Kamerunit, teksa Zvicra ndodhet e dyta me 3 pikë të mbledhura, e pasuar nga Kameruni dhe Serbia me nga një pikë.

Për lojtarët shqiptarë të Zvicrës kjo sigurisht se do të jetë një ndeshje emocionuese, që do të tentojnë ta përsërisin atë çfarë e kishin bërë botërorin e kaluar, duke eliminuar Serbinë në fazën e grupeve – pikërisht me golat e dy futbollistëve shqiptar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Për Zvicrën do të ishte i vlefshëm edhe barazimi në këtë ndeshje, me kusht nëse Kameruni nuk bën ndonjë befasi duke e mposhtur Brazilin sonte, teksa për Serbinë tre pikët janë jetike nëse duan kalimin tutje.

Dy kombëtaret tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe te Zvicra është rikthyer në 11-shen startuese Xherdan Shaqiri, i cili mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Brazilit pasi nuk ishte ndjerë mirë.

Formacionet zyrtare:

Zvicra

Sfida fillon nga ora 20:00.

/GazetaSinjaliSport/