Kombëtarja e Portugalisë sot do të përballet me Izraelin në kuadër të miqësores parapërgatitese për Evropian, shkruan Sinjali Sport.
Kampionia Evropiane në fuqi është nikoqire në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbon.
Përzgjedhësi Santos do ta ketë testin e fundit para fillimit të EURO-s, ku bën pjesë në një grup me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë, e kjo miqësore do t’i shërbej për t’u përgatitur sa më mirë për ato lojë.
Formacionet e publikuara nga kjo përballje janë këto:
Portugali: Rui Silva; Cancelo, Pepe, Rúben Dias, Nuno Mendes; William Carvalho, Neves; Diogo Jota, Bruno Fernandes, Bernardo Silva; Cristiano Ronaldo
Izraeli: Marciano; Dasa, Tibi, Dgani, Arad; Menachem, Natcho, Lavi; Zahavi, Solomon, Kinda. /Gazeta Sinjali Sporti/