Kombëtarja e Shqipërisë përballet me Hungarinë në kuadër të eliminatoreve të vlefshme për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kuqezinjtë e presin Hungarinë në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 18:00, shkruan Sinjali Sport.
Shqipëria renditet në pozitën e 4 në Grupin I me 6 pikë, derisa mysafirët janë një pozitë më lartë me një pikë më shumë.
Kombëtarja Kuq e Zi ka gjasa ende për plasman në Kupën e Botës, nga pozita e dytë, pasi Polonia ka vetëm një pikë më shumë.
Nga minuta e parë debuton Nedim Bajrami për vendasit.
Skuadra titullare për këtë ndeshje janë dalur dhe ato janë:
Hungaria: Gulacsi – Botka, Lang, Orban, At. Szalai, Fiola – Nagy, Kleinheisler, Szoboszlai – Sallai, Gazdag. /Gazeta Sinjali Sporti/