image Formacionet zyrtare, Man City - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare, Man City – Liverpool

news image

Sonte zhvillohet dueli i fundit i raundit të 4-të të Kupës Carabao në Angli.

Manchester City dhe Liverpooli do të mbyllin xhiron interesante të këtij raundi, që e zhvillojnë nga ora 21:00.

Dy skuadrat do të luftojnë për një vend në çerekfinale, për t’iu bashkuar skuadrave Leicester Cityt, Newcastle United, Southampton, Wolves, Nottingham Forest, Charlton Athletic dhe Man Utd.

Njëherit këto janë dy skuadra më të trofeshme të këtij kompeticioni, me Liverpoolin që kryeson me 9 tituj, e ndjekur nga Manchester City me 8 të tillë, raporton Sinjali Sport.

Gjithashtu njëra prej Liverpool apo Man City ka qenë fituese e kësaj gare në secilën nga nga 5 edicionit e fundit, me Man Cityn e cila ishte fituese katër herë radhazi mes viteve 2018-21 dhe Liverpool që triumfoi në edicionin e fundit në finale ndaj Chelseas në 2022.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Man City XI: Ortega Moreno, Lewis, Akanji, Laporte, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Mahrez, Haaland, Palmer.

Liverpool XI: Kelleher, Milner, Gomez, Matip, Robertson, Bajcetic, Thiago, Elliott, Carvalho, Salah, Nunez.

/GazetaSinjaliSport/