image Formacionet zyrtare, Man City - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare, Man City – Liverpool

news image

Manchester City dhe Liverpooli do të hapin xhiron e 29-të sot në Premier League.

“Qytetarët” do ta mirëpresin në shtëpi skuadrën e kuqe, me fillim nga ora 13:30.

Ndonëse Liverpooli nuk ka qenë në një formë të lartë këtë sezon, ky takim ka prodhuar gjithmonë spektakël viteve të fundit, duke fituar herë njëra, herë tjetra, shkruan Sinjali Sport.

‘Qytetarët’ të cilët janë 8 pikë mbrapa nga lideri Arsenal por me një ndeshje më pak të zhvilluar, e kanë të ‘detyruar’ fitoren nëse duan të shpresojnë ende në kapjen e londinezëve për titullin kampion.

Ndërkohë, edhe për Liverpool është gjithashtu tejet e rëndësishme kjo sfidë, me ‘Të Kuqtë’ që dëshirojnë të zënë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Man City XI: Ederson, Stones, Akanji, Dias, Ake, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Mahrez, Grealish, Alvarez.

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Elliott; Gakpo, Jota, Salah.

/GazetaSinjaliSport/