Milani do të udhëtojë sonte në kryeqytet për t’u përballur me skuadrën e Lazios në duelin e xhiros së 34-të.
“Rosonerët” do të kërkojnë tre pikët për të rimarrë lidershipin në tabelë, ndonëse Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Lazio gjithashtu kërkon pikët e plota për të synuar një vend në Ligën e Evropës.
Lazio ka humbur dy ndeshje nga dy kundër Milanit këtë sezon. Hera e fundit që kuqezinjtë arritën tre fitore në të gjitha garat kundër Lazios në një sezon ishte në 2004-05.
Do të ketë vetëm 23,000 tifozë në Olimpico sonte dhe të paktën gjysma e tyre do të mbështesin Milanin. Curva Nord do të jetë bosh pasi ultrasit e Lazios kanë hyrë në grevë për shkak të çmimeve të biletave.
Formacionet zyrtare Lazio – Milan:
Lazio: Strakosha; Lazzari, Acerbi, Patric, Radu; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud.