Përfaqësuesja e Kosovës sot (e marte) do përballet me kombëtaren e San Marinos, e vlefshme për miqësoret e qershorit, shkruan Sinjali Sport.
Dardanët presin në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00 reprezentacionin e San Marinos.
Përzgjedhësi Bernard Challandes hyn në këtë ndeshje me shumë ndryshime për dallim prej tri takimeve të fundit.
Mungesat e shumta për shkak të lëndimeve dhe disa lojtarë që u tërhiqen nga reprezentacioni, ka bërë që selektori zviceran të ftojë disa futbollistë të rinj, disa prej tyre do luajnë edhe nga minuta e parë.
Sot ndaj La Serenissima për dardanët do të debutojnë: Destan Bajselmani dhe Blendi Idrizi.
Formacioni zyrtar i Kosovës për këtë ballafaqim është ky:
SAN MARINO: Benedettini; D’Addario, Fabbri, Rossi, Palazzi; Tomassini, Lunadei, Golinucci, Mularoni, Nanni, Vitaioli.