image Formacionet zyrtare: Fulham - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare: Fulham – Liverpool

news image

Fulham dhe Liverpool do të hapin duelin e ditës së sotme në Premier League.

Nënkampioni Liverpool do të udhëtojë në Londër për t’u ballafaquar me skuadrën e promovuar në Premier League këtë sezon, Fulham.

Fulham ishte zgjedhur kampion i Championshipit sezonin e kaluar, duke shënuar një numër rekord të 106 golave në kampionat.

Liverpool ndërkohë janë të pamposhtur në 19 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League (16 fitore, 3 barazime), një seri që qëndron që nga dhjetori i kaluar.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Fulham XI: Rodák; Tete, Tosin, Ream, Robinson; Palhinha, Reed; Reid, Andreas Pereira, Kebano; Mitrovic.

Liverpool XI: Alisson, Trent-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Salah, Firmino, Diaz.

Takimi fillon nga ora 13:30.

/GazetaSinjaliSport/