image Formacionet zyrtare, Francë - Austri

Futboll

Formacionet zyrtare, Francë – Austri

news image

Franca do ta mirëpresë Austrinë në ndeshjen e parafundit të fazës grupore të Ligës së Kombeve.

‘Trekolorët’ kanë pasur një edicion aspak të mirë në Ligën e Kombeve, duke mos fituar asnjërën nga katër ndeshjet e para.

Francezët gjenden në pozitën e fundit të grupit të parë të Ligës A, me vetëm dy pikë të mbledhura, duke rrezikuar kështu të bien në Ligën B, shkruan Sinjali Sport.

Grupit i prin Danimarka me 9 pikë, Kroacia me 7, Austria me 4 dhe Franca e fundit me 2 pikë.

Teksa Franca do të kërkojë fitoren e parë sonte, dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Pas një kohe të gjatë, te Franca rikthehet në skuadër Olivier Giroud, i cili po synon të thyejë rekordin e Thierry Henry, duke u gjendur vetëm tre gola larg barazimit të ikonës franceze.

Ndeshja fillon nga ora 20:45.

/GazetaSinjaliSport/