image Formacionet zyrtare Brentford - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare Brentford – Liverpool

news image

Brentford dhe Liverpool do të hapin duelin e xhiros së 18-të në Premier League për edicionin 2022-23.

Liverpool, të cilët pozicionohen në vendin e 6-të në tabelë me 28 pikë të mbledhura, janë në një ecuri prej 4 fitoreve radhazi në kompeticion dhe do të synojnë ta bëjnë të pestën me radhë, për t’iu afruar edhe më shumë Top katërshes.

Në anën tjetër, Brentford ndodhet në pozitën e 10-të me 23 pikë të mbledhura dhe janë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit në Premier League, me dy fitore dhe tre barazime.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Brentford XI: Raya; Roerslev, Zanka, Mee, Pinnock, Henry; Norgaard, Janelt, Jensen; Mbeumo, Wissa.

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Tsimikas; Fabinho, Elliott, Thiago; Salah, Darwin, Oxlade-Chamberlain.

Te Liverpooli nuk është përfshirë në skuadër blerja më e fundit, holandezi Cody Gakpo. Teksa te Brentford do të mungojë sulmuesi në formë i tyre këtë sezon, Ivan Toney.

/GazetaSinjaliSport/