image Formacionet zyrtare, Bournemouth - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare, Bournemouth – Liverpool

news image

Bournemouth dhe Liverpool do të hapin duelin e xhiros së 27-të në Premier League.

Liverpool do ta vizitojë skuadrën e Bournemouth, ku do të kërkojë vazhdimin e formës së mirë për t’u afruar edhe më shumë drejt Top katërshes.

‘Të Kuqtë’ vijnë pas asaj fitore madhështore në shtëpi 7-0 ndaj Manchester United, të cilët tashmë kanë hyrë në një seri fantastike ku kanë 4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshjet e fundit, duke mos pësuar gol në asnjërën prej tyre.

Bournemouth ndërkohë ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me 21 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Evertoni në një pozitë më lartë.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Bournemouth XI: Neto, Smith, Kelly, Stephens, Senesi, Anthony, Outtara, Lerma, Billing, Rothwell, Solanke.

Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Bajcetic, Elliott, Salah, Nunez, Gakpo.

Dueli fillon nga ora 13:30.

/GazetaSinjaliSport/