image Formacionet zyrtare Aston Villa - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare Aston Villa – Liverpool

news image

Premier League është rikthyer sot në aksion pas pushimit për shkak të Kupës së Botës.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme, e njohur si “Boxing Day” ishte ajo mes Brentfordit dhe Tottenhamit, e cila u mbyll 2-2.

Aston Vila dhe Liverpooli do të zhvillojnë duelin interesant sonte nga ora 18:30.

Liverpooli dëshiron të lë prapa formën e dobët para Botërorit, duke synuar rikthimin e serisë pozitive, teksa Aston Villa kërkon gjithashtu të vazhdojë aty ku e kishte lënë, duke lulëzuar nën urdhërat e menaxherit të ri, Unai Emery.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Aston Villa XI: Olsen, Konsa, Mings, Luiz, McGinn, Buendia, Watkins, Young, Digne, Bailey, Kamara.

Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Thiago, Henderson, Fabinho, Oxlade-Chamberlain, Salah, Nunez.

/GazetaSinjaliSport/