image Formacionet zyrtare, Arsenal - Liverpool

Futboll

Formacionet zyrtare, Arsenal – Liverpool

news image

Arsenali dhe Liverpooli do të zhvillojnë derbin e nxehtë në kuadër të xhiros së 9-të në Premier League.

‘Gunners’ kanë qenë në formë sensacionale këtë sezon, duke fituar 7 nga 8 përballjet e para të këtij edicioni të ri, dhe me një fitore potenciale sot do të rikthenin pozitën e parë në tabelë.

Ndërkohë e kundërta për Liverpoolin, ‘Reds’ kanë pasur një start të ngadaltë deri më tani ku në 7 ndeshje të zhvilluara, kanë vetëm 2 fitore, 4 barazime dhe një humbje, duke e gjendur veten në pozitën e 10-të në tabelë.

Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Arsenal XI: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Jesus.

Liverpool XI: Alisson, Trent-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Henderson, Thiago, Diaz, Salah, Jota, Nunez.

Dueli fillon nga ora 17:30.

/GazetaSinjaliSport/