image Formacionet e mundshme: Milan-Torino, 'Rossonerët' me mungesa të shumta

Futboll

Formacionet e mundshme: Milan-Torino, ‘Rossonerët’ me mungesa të shumta

news image

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar, Milani do të kërkojë që t’i rikthehet sot fitoreve në Serie A, shkruan Sinjali Sportiv.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, skuadra lidere në kampionatin italian është nikoqire e Torinos.

Kjo ndeshje zhvillohet në ‘San Siro’ nga ora 20:45, teksa tani janë bërë të ditura edhe formacionet e mundshme.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Calhanoglu, Diaz; Leao.

Formacioni i mundshëm i Torinos (3-5-2): Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Singo, Lukic, Rincon, Linetty, Rodriguez; Verdi, Belotti.

Kujtojmë se te ‘Rossonerët’ edhe sot do të mungojnë Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia, Alexis Saelemaekers, Rade Krunic dhe Ante Rebic. /Sinjali Sportiv/.