image Formacionet e mundshme: Milan - Bologna

Futboll

Formacionet e mundshme: Milan – Bologna

news image

Milani do të mirëpres sonte në “San Siro” skuadrën e Bolognës me fillim nga ora 20:45.

‘Kuqezinjtë’ janë të detyruar t’i arkëtojnë tre pikë sonte, me Napolin dhe Interin që fituan gjatë fundjavës, shkruan Sinjali Sport.

Vetëm Simon Kjaer është jashtë fushës dhe Pierre Kalulu pritet të startojë së bashku me Fikayo Tomori në qendër të mbrojtjes. Ndërkohë Brahim Diaz është favoriti për të startuar mbi Franck Kessié, i cili thuhet se ka nënshkruar me Barcelonën përpara një lëvizjeje të lirë në verë.

Milani fitoi 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Bolognas dhe shënoi të paktën dy gola në secilën nga gjashtë takimet e mëparshme. ‘Rosonerët’ fituan pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A kundër Bolognas. Ata janë gjithashtu skuadra me më shumë fitore me një gol (11) në top 5 ligat, duke përfshirë pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Asnjë ekip nuk ka shënuar më shumë gola se Milani në 30 minutat fillestare (21) dhe askush nuk ka më pak se Bologna në të njëjtën periudhë (katër).

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, Diaz, Leao; Giroud.

Bologna (3-4-2-1): Skorupsi; Soumaoro, Medel, Teatri; Hickey, Schouten, Svanberg, Dijks; Orsolini, Soriano; Arnautovic.

/GazetaSinjaliSport/