image Formacionet e mundshme: Kosovë – Spanjë, pritet debutimi i Selmanit

Futboll

Formacionet e mundshme: Kosovë – Spanjë, pritet debutimi i Selmanit

news image

Përfaqësuesja e Kosovës, përballet me Spanjën në ndeshjen e fundit të shtatorit për eliminatoret “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët presin furinë e kuqe në shtëpi pas një fitore në udhëtim ndaj Gjeorgjisë dhe një barazim në “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë.

Kombëtarja nga gadishulli iberik është favori për shkak fondit të futbollistëve, të cilët luajnë në skuadrat më të mëdha evropiane dhe për nga përvoja.

Takimi i shumëpritur do zhvillohet nga ora 20:45 në Prishtinë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jenë të pranishëm rreth 10 % e stadiumit, pasi që më shumë nuk lejohet, duke i ditur rregullat strikte të Qeverisë.

Valon Berisha pritet të jetë rezervë për shkak lëndimi, derisa mund të debutojë Astrit Selmani në sulm.

Formacionet e mundshme për këtë përballje janë këto:

/Gazeta Sinjali Sporti/