image Formacionet e mundshme: Francë – Finlandë, mungon Mbappe

Futboll

Formacionet e mundshme: Francë – Finlandë, mungon Mbappe

news image

Franca do të kërkojë sot të këndellet nga forma jo e mirë me rezultate, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Kombëtares së Finlandës në stadiumin “Groupama”.

Kjo përballje i takon Grupit D të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku së bashku me Francën dhe Finlandën gjenden edhe kombëtaret si ajo e Ukrainës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kazakistanit.

Pavarësisht që ka regjistruar tre barazime dhe vetëm dy fitore, Franca e kryeson Grupin D me nëntë pikë, katër më shumë se Finlanda që gjendet në vend të dytë.

Sa i përket mungesave, tek Finlanda do të jetë të gjithë lojtarët e gatshëm për sot, kurse tek Franca nuk do të paraqiten, Upamecano, Kante, Tolisso, Pavard, Hernandez, Tchouameni dhe Mbappe.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Franca (4-3-1-2): Lloris; Dubois, Varane, Kimpembe, Digne; Rabiot, Veretout, Pogba; Griezmann; Benzema, Martial

Finlanda (3-5-2): Hradecky; Vaisanen, Arajuuri, O’Shaughnessey; Alho, Valakari, Kamara, Taylor, Uronen; Pohjanpalo, Pukki /Gazeta Sinjali Sporti/