image Forcat ukrainase rimorën kontrollin, mbi 300 të vrarë nga luftimet në Irpin

Botë

Forcat ukrainase rimorën kontrollin, mbi 300 të vrarë nga luftimet në Irpin

news image

Deri në 300 njerëz vlerësohet të jenë vrarë në qytetin ukrainas të Irpin pranë Kievit, përpara se të merrej nga forcat ruse këtë javë, raporton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar kryetarin e bashkisë së qytetit.

Oleksandr Markushyn tha të hënën se forcat ukrainase kishin marrë përsëri kontrollin e plotë të qytetit, i cili ka qenë një nga pikat kryesore të luftimeve me trupat ruse pranë kryeqytetit.

Markushyn tha në një konferencë të mërkurën se rreth 50 ushtarakë ukrainas janë vrarë në Irpin, dhe disa trupa janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ai gjithashtu thotë se ka pasur bombardime ruse në zonë gjatë gjithë natës, pavarësisht se Rusia tha se do të “zvogëlonte në mënyrë drastike” operacionet luftarake ushtarake rreth kryeqytetit dhe në qytetin verior të Chernihiv. /abcnews

/GazetaSinjali/