Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e plotë të qytetit Irpin, i cili ka qenë një nga pikat kryesore të luftimeve pranë kryeqytetit të Kievit, tha kryebashkiaku i qytetit.
“Ne kemi një lajm të mirë sot – Irpin është çliruar“, tha Oleksandr Markushyn në një postim video në Telegram.
“Ne e kuptojmë se do të ketë më shumë sulme në qytetin tonë dhe ne do ta mbrojmë atë me guxim”.