image Forcat siriane bombardojnë Idlib, humbin jetë disa ushtarë turq

Siguri/ Forcat siriane bombardojnë Idlib, humbin jetë disa ushtarë turq

news image

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi sot se pesë ushtarë turq janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si rezultat i hedhjeve të granatave të Idlib nga forcat e qeverisë siriane.

Ministria tha se artileria turke u përgjigj menjëherë duke shkatërruar grupet e sulmit, raporton AP. Sulmi erdhi në një kohë kur delegacioni rus mbërriti në kryeqytetin turk, Ankara, për një raund të dytë bisedimesh për rritjen e tensioneve në Idlib, fortesa e fundit e rebelëve në Sirinë fqinje.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Londër, tha se gjashtë ushtarë turq u vranë dhe shtatë u plagosën kur forcat qeveritare bombarduan sot bazën e Forcave Ajrore Taftanaz në Idlib.

Nga ana tjetër ata  pretendojnë se katër rebelë sirianë u vranë në sulme.

Gjatë javës së kaluar, tetë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil turk dhe 13 ushtarë sirianë janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Idlib. /Gazeta Sinjali/