Një sulm me raketa ruse goditi infrastrukturën në Kiev të shtunën në mëngjes, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në distriktin Dnipro të kryeqytetit ukrainas, sipas një zyrtari të lartë presidencial ukrainas dhe kryetari i bashkisë së qytetit.
Gazetarët e Reuters dëgjuan një seri shpërthimesh në Kiev përpara se të dëgjoheshin sirenat e sulmit ajror. Zyrtarët u kërkuan banorëve të mos dalin nga strehimoret.
Rikujtojmë se ditën e djeshme, Moska njoftoi pushtimin e qytetit Solentar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore pas disa javësh luftimesh vdekjeprurëse, ndërsa Kievi këmbënguli që forcat ukrainase të mos dorëzohen.