image Forcat ruse: Nuk dimë kë të qëllojmë, të gjithë duken si ne

Botë

Forcat ruse: Nuk dimë kë të qëllojmë, të gjithë duken si ne

news image

Një zyrtar i lartë amerikan tha për ABC News se ata kanë dëgjuar një ushtar rus në një telefonatë radio duke thënë: “Ne nuk e dimë se kë të qëllojmë – ata të gjithë duken si ne”.

Zyrtari tha gjithashtu se disa forca ruse janë të çorientuara, duke kuptuar se betejat kundër ukrainasve janë më të vështira nga sa mendonin, raporton abcnews.

Sot, është dita e tretë kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Aktualisht forcat ruse po tentojnë ta marrin Kievin, ndërsa raportohet se trupat ruse kanë hyrë 30 km afër qendrës së qytetit.

/GazetaSinjali/