Thirrjes për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në këto ditë të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor iu përgjigj edhe Rumania, e cila dërgoi forcat e veta për kërkim-shpëtimit.
Pas disa ditë qëndrimi në vendin tonë, ku dhanë kontributin e tyre, forcat e kërkim-shpëtimit rumun janë larguar sot nga Shqipëria.
Ambasada e Rumanisë në Tiranë në bashkëpunim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla organizuan sot një ceremoni në bazën ajrore në Rinas për përcjelljen e 52 forcave të ermergjencës.
Numri dy i PS-së, Balla, në fjalën e tij falenderoi Rumaninë dhe forcat e emergjencës për profesionalizimin dhe kontributin e çmuar që dhanë në operacionet e kërkim-shpëtimin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.