image Forca të shumta të Policisë dhe KFOR-it edhe në rrugët magjistrale për në kufirin me Serbinë

Kosovë

Forca të shumta të Policisë dhe KFOR-it edhe në rrugët magjistrale për në kufirin me Serbinë

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Forca të shumta të Policisë dhe KFOR-it janë në rrugët magjistrale për në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinje.

Ministri i MPB-së Xhelal Sveçla, përmes një postimi ka njoftuar sot se nga 15 shtatori s’ka në qarkullim asnjë veturë me targat “KS”, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me denominimin “RKS”. /Gazeta Sinjali/

Foto: EO
Foto: EO