image "Forca Speciale të tërhiqet sepse ishte vendim i njëanshëm i Kurtit", Grenell jep ide për de-përshkallëzim të situatës

Politikë

“Forca Speciale të tërhiqet sepse ishte vendim i njëanshëm i Kurtit”, Grenell jep ide për de-përshkallëzim të situatës

news image

Ish-përfaqësues special i ish-presidentit amerikan Donal Trump, Richard Grenell ka paraqitur disa propozime për de-përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.

Grenell ka thënë se kryeministri Kurti duhet të ndryshojë diskurs teksa ka bërë thirrje që kryetarët e rinj të punojnë nga lokacione alternative dhe zgjedhjet e reja të zhvillohen menjëherë.

Tutje ai ka theksuar se Policia Speciale duhet të tërhiqet pasi – sipas tij – ky ishte një veprim i njëanshëm i Kurtit.

Gjithashtu ish-emisari ka kërkuar që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme ndërkohë që ka thënë se kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë, duhet të përgjigjet.

Për fund, Grenell ka thënë se SHBA-të duhet të udhëheqin negociatat në vazhdim.

Postimi i tij:

Mendësia duhet të mbizotërojë në Kosovë:
-Kryeministri Kurti duhet të ndryshojë diskurs.
-Kryetarët e rinj të punojnë nga lokacione alternative dhe zgjedhjet e reja të zhvillohen menjëherë me pjesëmarrje të plotë.
-Policia speciale duhet të tërhiqet sepse ishte një veprim i njëanshëm i kryeministrit Kurti.
-Më pas protestuesit mund të largohen nga rrugët.
-Të dyja palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme.
-Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet.
-Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin negociatat në vazhdim.

Ndërkohë, përkundër komunikatës së lëshuar gjatë ditës së sotme nga Departamenti Amerikan i shtetit për thirrje urgjente të Serbisë për lirimin e tre zyrtarëve policorë, Grenell nuk e ka paraqitur këtë kërkesë në statusin e tij.

/GazetaSinjali/