Sikur në secilën verë edhe kjo e vitit 2022 po vazhdon me pritje të gjata të mërgimtarëve, nëpër pikat kufitare ku ata detyrohen të kalojnë për të ardhur në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme – Qendra e Menaxhimit të Kufijve, në pikën kufitare të Merdares, pritja për të hyrë në Kosovë mbërrin deri në 50 minuta, ndërsa kolonat janë të gjatë deri në 250 metra.
Ndërsa te pika tjetër – Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin deri në 20 minuta, ndërkohë që nuk raportohet për kolona.
Sa i përket pikave tjera të kalimeve kufitare, nuk raportohet se janë të dendura me vetura.
Ndryshe, sipas Zyrës për informim të ANP-së, në korrik të vitit 2021, ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.