image Fluksi i ardhjes së bashkatdhetarëve, te Dheu i Bardhë pritjet deri në tri orë e gjysmë

Kosovë

Fluksi i ardhjes së bashkatdhetarëve, te Dheu i Bardhë pritjet deri në tri orë e gjysmë

news image

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore, ka shkaktuar pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 08:02), pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë duhet pritur deri në tri orë e gjysmë, kurse rreth 20 minuta për të dalë.

Kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare është 120 metra, kurse në dalje 20-30 metra.

Ndërsa, në Merdar bashkatdhetarët po presin 10 deri në 20 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. 

/GazetaSinjali/