Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet sot me Jorick Luisetton në kategorinë e peshave të lehta.
Marku mund të vazhdojë ngritjen e tij mbresëlënëse me një fitore ndaj Luisettos në The SSE Arena.
Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me K.O dhe ka humbur 2.
Në anën tjetër, boksieri shqiptar është i pamposhtur, me Markun që prej 10 meçeve ka 9 fitore dhe vetëm një barazim.
Para duelit të Markut do të zhvillohet një meç tjetër prej gashtë raundeve dhe më pas në ring do të dalë boksieri shqiptar.
LINKU i meçit të sotëm. /Gazeta Sinjali Sporti/