image Florian Dushi emërohet zv/ministër i Drejtësisë

Kosovë

Post/ Florian Dushi emërohet zv/ministër i Drejtësisë

news image

Florian Dushi nga LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur persona të afërt të tij, të cilët e kanë uruar në Facebook për postin e ri.

Dushi këtë post e ka mbajtur edhe gjatë qeverisjes në vitet 2014-2017.

Po ashtu para fillimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, ai është larguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku ka qenë përfaqësues i LDK-së, për të kandiduar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, Qeveria Kurti ka 15 ministri, ku gjashtë prej tyre udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga LDK dhe tri ministri do të udhëhiqen nga komunitetet pakicë./GazetaSinjali/