image Flori Mumajesi këndon e kërcen me këngën e re të Dafina Zeqirit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Flori Mumajesi këndon e kërcen me këngën e re të Dafina Zeqirit

news image

Kantautori i njohur njëherësh shumë i dashur shqiptar, Flori Mumajesi, së fundmi është shfaqur në publik duke kënduar e kërcyer me këngën e re të këngëtares gjithashtu të njohur, Dafina Zeqirit, “Vuj Vuj Vuj”.

Këtë e ka bërë publike vetë Dafina, përmes dy videove të publikuara në profilin e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuj vuj vuj, kënduar nga kolegët e mi të mrekullueshëm”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e videove, në të cilat shfaqet edhe Loredana Zefi, Klajdi Haruni, Bruno dhe Lumi B.

https://www.instagram.com/p/B60jnLUBzLd/

Dafina Zeqiri krahas mbrëmjeve muzikore është duke e shijuar suksesin e këngës “Vuj vuj vuj”, të cilën e publikoi më 14 dhjetor. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/