Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është treguar i pafat, duke shënuar një autogol sot, shkruan Sporti në Sinjali.
Në ‘Eryaman Stadium’, Ankaragucu dhe Konyaspor janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Turqisë.
Skuadra vendase momentalisht është duke udhëhequr me rezultatin 1-0, falë një autogoli të shënuar nga Florent Hadërgjonaj në minutën e 16-të.