Futbollisti i njohur kosovar Florent Hadërgjonaj, mund të largohet nga skuadra e Huddersfield në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i krahut i Kombëtares së Kosovës, mund të vendosë për një afrim te skuadra e Fenerbahces.
Mediat raportojnë se Fenerbahce do ta përdorë Vedat Muriqin, për të bindur Hadërgjonajn.
Lojtarët kanë raporte të mira te Kombëtarja e Kosovës dhe kjo mund të ndikojë që të bashkohen në Superligën e Turqisë.
Kujtojmë se 25-vjeçari te në vitin 2017 është transferuar te Huddersfield./Gazeta Sinjali/