Sot, qytetarët serbë të Kosovës kanë mbajtur protestë në Mitrovicën e Veriut. Ata kërkuan mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj proteste që nuk zgjati shumë u panë qytetarë serbë dhe deputetë të Listës Serbe.
Gjithashtu, serbët kishin vendosur fletëvotime dhe kuti të votimit për të ‘votuar’ në referendum.
Madje gjatë kësaj proteste, deputeti i Listës Serbe, Goran Rakiq, foli para mediave.
Kujtojmë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë është nisur për në Mitrovicë për çdo incident të mundshëm.