Një 23-vjeçar, një nga dy tregtarët nga Komuna e Malishevës që ditën e premte kanë shitur fidane në fshatin Krushë e Madhe, ka folur pas infektimit nga koronavirusi.
Ai rrëfyer ngjarjen duke thënë se nuk ka pasur ide se ishte i infektuar me koronavirus. Ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpreson të lirohet për në shtëpi.
Sipas tij asnjë në familjen e tij nuk ka qenë pozitiv me koronavirus dhe se nuk e dinë se nga kush ka mund të infektohet.
Ai thotë se e ka familjarë kryetarin e komunës së Malishevës.
“Katunar jena, kushëri”, ka deklaruar ai.
23-vjeçari ka thënë se ka shkuar në Krushë të Rahovecit për të dorëzuar fidanet, ku u arrestua dhe u dërgua në burgun e Gjakovës dhe pas analizave rezultoi pozitiv me koronavirus.