image Flet pronari i kompanisë që u dogj në Lipjan: Dëmet janë mbi 1 milion euro

Siguri

Flet pronari i kompanisë që u dogj në Lipjan: Dëmet janë mbi 1 milion euro

news image

Në orët e hershme të mëngjesit është hapur zjarr në kompaninë për pjesë të automjeteve “Vëllezërit e Bashkuar”.

Pronari i kësaj firme në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka treguar se dëmet nga ky zjarr janë mbi një milion euro.

“Dëmi i shkaktuar nga zjarri, në minimum është diku një milion e 200 mijë euro. Zjarri është përhap diku në 3 mijë metra katrorë objekt dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka thënë pronari për Gazetën Sinjali.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia, të cilët në një përgjigje për Gazetën Sinjali kanë thënë se dyshimet e para tregojnë se zjarri është shkaktuar nga rryma. /Gazeta Sinjali/