Pas raportimit se eskorta e rep artistit Azet u sulmua gjatë mbrëmjes së organizuar të shtunën nga ‘Passion Events’, Insajderi ka kontaktuar me pronarin e lokalit ku i njëjti tha se arsyeja e këtij konflikti ishte krejt tjetër.
A.B. tha se pas mbrëmjes disa shqiptarë kanë sulmuar disa çeçenë dhe më pas kan filluar të konfrontohen fizikisht.
Më pas teksa vetura e rep artistit po largohej, sigurimi i klubit kishte shtënë me armë zjarri.
“Pagesa u kan në rregull, do shqiptar i kan rreh çeçent n’qato momente u kan tu dal Azeti me kerr. Tu rreh ju kan gjujt Azetit në kerr edhe kan gjujt allti sigurimi”, tha ai.
Sipas pronarit, lokali ishte i mbushur plotë dhe asnjë problem nuk kishte sa i përket kësaj pjese.