Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer e Fakultetit Juridik në Pejë është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm. 20-vjeçarja nga fshati Gllogjan i Deçanit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, raporton Gazeta Sinjali.
Për vdekjen e saj kanë shkruar shumë familjarë dhe miq të viktimës.
Artiola Nagavci, shoqe e viktimës, përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Instagram ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shoqes së saj.
“Inshallah në Xhehnet shoqe”, ka shkruar Artiola Nagavci.
Shoqja e saj, Artiola Nagavci në një bisedë me Gazetën Sinjali, thotë se nuk di asgjë se si ka vdekur Heroina Mehmetaj.
“Nuk di asgjë në lidhje me rastin e saj, si apo qysh ka vdekë. Presim rezultatet e obduksionit”, ka thënë Nagavci për Gazetën Sinjali.
Ajo nuk ishte në gjendje të fliste më shumë.
Lajmin tragjik për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Zëdhënësi i policisë njoftoi se janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/