image Reagimi prekës i vëllait të studentes së shkëlqyer që i dha fund jetës duke u vetëvarur

Kosovë

Reagimi prekës i vëllait të studentes së shkëlqyer që i dha fund jetës duke u vetëvarur

news image

Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer 20-vjeçare nga fshati Gllogjan i Deçanit i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u vetëvarur.

Ajo është gjetur e vdekur në fshatin e saj të lindjes, Gllogjan, ndërsa vëllai i saj ka reaguar me dhimbjen e madhe për vdekjen tragjike të motrës, duke publikuar një fotografi të përbashkët me të.

“Ishalla në xhennet motra ime”, ka shkruar ai.

Lajmin tragjik për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Zëdhënësi i policisë njoftoi se janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Sinjali se janë duke e pritur rasportin e IML-së lidhur me trupin e pajetë të vajzës. /Gazeta Sinjali/