image Flet Ministri i Shëndetësisë, prej të martës nis furnizimi i Vitisë, Klinës e Malishevës

Kosovë

Shëndetësi/ Flet Ministri i Shëndetësisë, prej të martës nis furnizimi i Vitisë, Klinës e Malishevës

news image

Qeveria Kurti ka marrë vendim që t’i izolojë tri komuna, Vitinë, Klinën dhe Malishevën pasi u shfaqen persona të infektuar nga virusi vdekjeprurës. Tre kryetarët e këtyre komunave kanë deklaruar se kanë nevojë për më shumë  ndihma për ta luftuar koronavirusin. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një prononcim për Gazetën Sinjali, ka thënë se nga dita e martë ose e mërkurë përfundojnë procedurat për furnizimin e komunave të izoluara me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.


Ministri Vitia ka thënë se janë në takim dhe do të koordinohen se gjatë javës së ardhme, sipas tij në ditën e martë apo të mërkurë do të përfundojnë procedurat për furnizimin e komunave të Kosovës me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.

Vitia ka thënë se kanë marrë 400 mijë euro nga qeveria dhe do të marrin më shumë veprime në ditët në vijim.

“Nuk e di, gjatë javës të martën ose të mërkurën pritet me përfundu procedura tjetër me 400 mijë euro që i kemi marrë nga qeveria dhe gjatë javës do të marrin materiale shtesë edhe jo vetëm këto komuna por  të gjithë komunat tjera”, ka thënë Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se komunat e izoluara janë furnizuar me materialet të cilat kanë qenë në dispozicion.

“Ka me marrë më shumë veprime ministria, kjo është arsyeja pse po takohemi me u koordinua  sa më shumë. Për momentin ato janë materialet që i kemi pas në dispozicion  edhe ju kemi dërguar”, ka thënë Vitia.

Në Kosovë deri më tani janë të infektuar pesë persona me koronavirus, qindra të tjera janë testuar, por kanë rezultuar se nuk janë të infektuar nga ky virus. /Gazeta Sinjali/