Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkruar se mbrëmë në mbledhjen e qeversië u shkakruan bordet e vjetra dhe u emëruan të reja me qëllim të ç’kapjes së shtetit dhe luftimin e korrupsionit.
Përmes një statusi të postuar në llogarinë e tij në Facebook ka treguar edhe për mësuesit që po kontribuojnë në mësimdhënien online.
“Shkarkuam borde e emëruam të rinj. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A., “Posta e Kosovës” Sh.A. dhe “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A., tash kanë borde të reja e profesionale. Këto borde janë të përkohshme të cilat do të merren me ç’kapjen e plotë nga shpërdorimi dhe luftimin e krimit e korrupsionit brenda tyre”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që mbrëm qeveria emëroi, Artan Dermakun, ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosje, në krye të bordit të Infrakosit, dhe Mentor Hysenin, gjithashtu anëtar i Vetëvendosjes, në krye të Ujësjellësit./ Gazeta Sinjali/