image Flet kryetari i Deçanit për vdekjen e dy vëllezërve në Gjermani

Kosovë

Flet kryetari i Deçanit për vdekjen e dy vëllezërve në Gjermani

news image

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes në postimi në Facebook ka shkruar për rastin tragjik në Gjermani, ku humbën jetën dy vëllezër kosovarë.

Ai tha se Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj njëri në moshën 13-vjeçare dhe tjetri në moshën 17-vjeçare. /Gazeta Sinjali/

Shkrimi i tij i plotë:

Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj njëri në moshën 13-vjeçare dhe tjetri në moshën 17-vjeçare.

Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rëndë dhe ditë zie tejet pikëlliese tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epër i kësaj komune.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!