image Flet babai i policit të plagosur, pret t'ia transferojnë djalin për shërim jashtë vendit

Kosovë

Flet babai i policit të plagosur, pret t’ia transferojnë djalin për shërim jashtë vendit

news image

Ganimet Mrasori, babai i policit të lënduar gjatë aksionit të mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit, Artur Mrasorit, ka thënë se djali i tij mund të transferohet diku jashtë shtetit, për t’i shpëtuar sytë, pasi i ka në rrezik.

“Gjendja ta shohim si mund të jetë, si mund të ketë një transferim diku jashtë me shku për shkak të shpëtimit të operimit në sy”, tha ai.

Babai i policit të lënduar i cili po vazhdon të mjekohet në QKUK, për EO është shprehur falenderues ndaj institucioneve të cilat po mundohen për shërimin e djalit të tij.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë ditës e ka vizituar policin në QKUK, teksa premtoi ndihmë institucionale për shërimin e tij./ Gazeta Sinjali/