image Flet avokatja për shqiptarin që vrau vajzen e tij 16-vjeçare: Nuk e ka kuptuar kë po vriste

Rajon

Flet avokatja për shqiptarin që vrau vajzen e tij 16-vjeçare: Nuk e ka kuptuar kë po vriste

news image

Avokatja, Elierta Myftari ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se Taulant Malaj ka gjetur mesazhe në rrjetin social WhatsApp që e shoqja shkëmbente me komshiun.

Malaj është arrestuar sepse pasi mori vesh tradhtinë vrau personin që mendonte se gruaja e tradhtonte, një shtetas italian dhe vajzën e tyre e cila hyri në mes për të shpëtuar të ëmën. Gruan e tij e la të plagosur.

“Pasi ka gjetur mesazhet në telefonin e të shoqes me komshiun, ka dalë e ka pritur zotërinë te shkallët e pallatit, ndërkohë që mbyllte aktivitetin e tij, një lokal në mos gaboj, e ka vrarë atë dhe pastaj është ngjitur në shtëpi me idenë për të vrarë gruan. Kështu paska thënë domethënë para autoriteteve. Vajza është futur në mes për të mbrojtur të ëmën dhe thotë se nuk ka bërë pastaj më diferencë, nuk e ka kuptuar kë po vriste,” – u shpreh avokatja.

Ndërkohë, Myftari shtoi se ka refuzuar ta shohë videon që autori i krimit ka bërë pas vrasjes duke theksuar se është krim të shpërndahet.

/GazetaSinjali/