image Flet Abazi pas rrëzimit të qeverisë - akuzon rëndë Isa Mustafën

Politikë

Deklaratë/ Flet Abazi pas rrëzimit të qeverisë – akuzon rëndë Isa Mustafën

news image

Zëvendëskryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, është deklaruar për seancën e djeshme ku u votua mocioni i mosbesimit dhe shkaktarët që, sipas tij, e sollën atë mocion, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazi fajtor kryesor për rrëzimin e Qeverisë Kurti e konsideron homologun e tij, Avdullah Hotin, të cilin e quan “vegëz të krimit” brenda qeverisë.

“Qeveria e udhëhequr nga Kurti, për herë të parë dhe në vetëm 50-ditë, largoi nga timoni i shtetit krimin dhe korrupsionin politik. Të mbetur duarthatë dhe të frikësuar për çfarë do të ndodhte pas dy – tre muajsh, apo edhe në vitin e parë, krimi siguroi vegëzën e tij brenda qeverisë, nëpërmjet – ish-homologut tim tashmë – zotëri Hoti”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Zëvendëskryeministri në detyrë thotë se Hoti u frikësua pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

“Hoti u tremb me largimin e Veliut, pasi si dukej ngeli pa vërtetuesin e fjalëve të tij para Isës dhe Thaçit. Po! Shefat e Hotit e të Veliut gjatë gjithë kohës kanë qenë Thaçi dhe Mustafa. Kjo është arsyeja pse Hotit, në rastin më të mirë, i duhen pesë – gjashtë orë për çdo përgjigje, e në rastin më të keq, pa instruksionet e shefave, nuk përgjigjet fare, as për gjënë më të vogël. Fjalimi dje në kuvend ishte gënjeshtër fund e krye”, deklaroi Haki Abazi.

Ai thotë se “krimi dhe korrupsioni i frontit Thaçi – Mustafa -që vetë janë pjesë e tre kupolave te krimit politiko- financiar,- janë bërë bashkë kundër ndryshimit dhe kundër transformimit që duan qytetarët”.

Abazi akuzon kreun e LDK-së, Isa Mustafën, se përmes Hotit e Veliut është mundur të mbrojë veten, siç tha ai, për kohën kur ka qenë ministër në qeverinë e Bukoshit, zhdukjen e fondit 3% e Dardania Bankën.

Madje, Haki Abazi, tha se ka zëra që Mustafa ka njohuri për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe se tradhëtoi Fatmir Sejdiun.

“Dje u bë i ditur fakti se që nga dita e parë në qeveri është shquar tendenca e Mustafës, që nëpërmjet Veliut dhe Hotit po mundohej të mbronte veten dhe rrjetin e tij të kupolës së krimit politik e financiar.
Dje ishte e qartë, se paraja që vjen nga Unioni, Nënkalimi, Terranova, mafia e ndërtimit nëpër qytetet e Kosovës dhe kontratat e furnizimit me derivate, kontrollin e tregut për fake brands, lidhjet me terminalet doganore. Këto interesa për ata janë shumë më të rëndësishme sesa Kosova, qeveria, apo edhe pjesët e territorit të vendit tonë. Këta janë pjesa e kapjes dhe u frikësuan nga pamundësia e justifikimi të pasurisë dhe aksioneve nëpër kompani. Kur ja thash Hotit dhe shtrova pyetje për këtë gjë, lansoi një fushatë denigruese kundër meje në rrjetet sociale gjithë andej dhe ndërpreu komunikimin”, ka shkruar Abazi në Facebook./Gazeta Sinjali/

Hapur e drejtë!Kjo qeveri nuk ishte e as nuk është si ato të kaluarat. Ka ndryshuar gjithçka, u dëshmua si gjatë dhe…

Posted by Haki Abazi on Thursday, March 26, 2020