image Flasin policët që shpëtuan jetën e banorëve në Fushë-Kosovë pas zjarrit në një ndërtesë

Siguri

Flasin policët që shpëtuan jetën e banorëve në Fushë-Kosovë pas zjarrit në një ndërtesë

news image

Si pasojë e një defekti në sistemin e orëve elektrike të mërkurën në një objekt banesor në Fushë-Kosovë ka shpërthyer zjarri.

Jeta e banorëve atje ishte në rrezik, përderisa ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e shërbimeve emergjente, përfshirë zjarrfikësit, emergjencën dhe policinë.

Këta të fundit, ndihmuan banorët duke u bërë më pas viral përmes një fotografie në rrjetet sociale.

Në T7, dy zyrtarët policorë rrëfyen këtë përvojë të cilën nuk e kishin përjetuar më parë.

Është hera e parë që kemi marrë pjesë në një aksion të tillë, por falë përgatitjeve profesionale që i kemi nga e kaluara, nga akademia kemi arritur me menaxhu stresin, natyrën e rastit dhe kemi arritur me i largu personat që kanë qenë brenda e që kanë qenë të rrezikuar nga tymi i madh që ka qenë brenda ndërtesës”, tha polici Bajram Qerimi.

Ndonëse edhe jeta e tyre ishte në rrezik, ata ndihmuan banorët që ishin të rrezikuar në ato momente.

Në ato momente vetëm kemi dëshirë që mos me pas të lënduar te qytetarët, nga banorët aty brenda dhe si e kemi marrë informatën se zjarrfikësit mund të vonohen dhe ajo kohë mund të jetë fatale për banorët dhe pa menduar dy herë jemi futur brenda dhe kemi vakuar qytetarët”, tha Arbnor Bullatovci.

Pas këtij aksioni, Qerimi dhe Bullatovci kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se janë prekur nga tymi dhe flakët.

Ne vetëm kemi bërë punën tonë”, u shprehën për fund dy zyrtarët policorë. /Gazeta Sinjali/