Gazeta Sinjali raportoi se mbrëmë në Spitalin e Gjilanit ka vdekur një foshnje e porsalindur dhe për këtë rast është arrestuar një doktor.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Spitali i Gjilanit dhe Policia e Kosovës.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini tha për Sinjalin se rasti ka ndodhur në orën 19:00, por rrethanat ende nuk dihen.
“Mund ta konfirmojë që rasti ka ndodhur në orën 19:0, rrethanat nuk i dimë. Është njoftuar Policia, hetimet kanë filluar. Po presim raportin e Policisë për më shumë detaje. Nuk kemi detaje pa përfunduar raporti nga Policia. Rastin nuk e di kush e ka njoftuar në Polici, ndoshta dikush prej ekipit të mjekëve”, tha Emini për Sinjalin.
Ndërsa Ismet Hashani nga Policia për rajonin e Gjilanit tha për Sinjalin se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion derisa doktori është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Hashani tutje tha se ende nuk ka informacione të tjera lidhur me këtë rast. /GazetaSinjali/